E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina kritika ndaj qëndrimit të BE-së

Kryeministri i Ukrainës, Mikolla Azarov, tha se nuk është e moralshme të lidhen aspiratat evropiane të vendit të tij me gjykimin e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.
 

“Kjo është çështje aq serioze, saqë nuk do të ishte vetëm gabim, por do të ishte edhe e pamoralshme të lidhej me gjykimin në fjalë”, tha Azarov para gazetarëve.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i telefonoi presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, për të shprehur shqetësimet se sistemi gjyqësor i Ukrainës është duke u përdorur si mjet kundër kundërshtarëve politikë.
 

Merkel i tha Janukoviçit se ndihma e Bashkimit Evropian për Ukrainën do të varet nga angazhimet e Minskut drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kancerlarja gjermane përmendi në mënyrë specifike ish-kryeministren Julia Timoshenko.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›