Satirë dhe tragjedi në skenë nga Playboy i trojeve tona
Regjisori Kiço Londo do të sjellë në skenë veprën e dramaturgut John Millington Sygne Playboy i trojeve tona titullohet shfaqja, e cila do të ngjitet pas disa ditësh në skenën e Teatrit të Metropolit. Kjo vepër e cila mban firmën e dramaturgut të njohur John Millington Synge do të vijë në skenë nga Kiço Londo, i cili në këtë vepër teatrore do të sjellë në skenë disa nga emra të talentuar të skenën shqiptare. Playboy i trojeve tona do të sjellë në skenë aktorët Lulzim Zeqja, Sesilja Plasari, Marsela Lena, Adriana Tolka, Aida Bajraktari, etj.
Skenografia e kostumet do të vijnë të realizuara nga Berinda Kokona. Kjo vepër teatrore vjen në vijim të suksesit që kanë pasur dhe më parë shfaqjet që janë ngjitur në skenën e Teatrit të Metropolit. Vepra është një komedi me elemente satirik dhe tragjikë. Synge do që audienca të qeshi me karakteret e tij, por gjithashtu do që audienca të vejë re anën njerëzore të këtyre personazheve, gabimet dhe defektet e tyre. Njerëzit që frekuentojnë tavernën e fshatit Flaherty kanë ngecur në një cep të Irlandës. Me përjashtim të Christy Mahon ata nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë gjë. Edhe Pegeen Flaherty një femër e re dhe tërheqëse, e cila është e plot fuqi shpirtërore e bën atë të distancohet nga jeta e errët rurale në fshatin Mayo. Lexuesi është i lirë që të besoj në fund të pjesës që ajo do ti japi fund në mënyrë të makabre jetës së burrit të saj Shanë Keough. Playboy i trojeve tona premiera e së cilës pritet së shpejti do të shfaqet në sallën Bodrum, që përurohet me autorin irlandez John Millington Synge. Premiera e dytë e Teatrit të Metropolit pritet të jetë në muajin prill 2010 me komedinë Testamenti i Ri nga Sacha Guitry, e cila do të vihet në sallën e re Glob me kapacitet prej 300 vendesh. Salla Bodrum dhe salla Glob e çojnë në tre numrin e sallave të Teatrit të Metropolit. Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera, ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime me regjisorë të huaj të teatrit Rumun, Francez etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij teatri.Tema: Arratisja nga një jetë e errët dhe mbytëseChristy Mahon përpiqet të ndryshojë jetën e tij fillimisht duke çarë kafkën e të atit dhe së dyti duke treguar një histori të madhe që rrit vlerësimin e tij në sytë e dëgjuesve. E gjithë veprimtaria ka të bëjë me atë se si një djalosh i ri duhet të përmirësojë vetveten në botën reale. Playboy i botës perëndimore zhvillohet në një ambient stimulues, që e lejon autorin të bëhet mizor dhe i papranueshëm. Kështu Christy e përshkruan veten si një vrasës i admiruar i folkut rural të fshatit Mayo. Në mënyrë ironike, Christy e transformon veten në përgjigje të adhurimit që i bëjnë. Megjithatë, njerëzit që e admirojnë, të uritur për ndryshim nga jetesa e tyre e errët, nuk ndryshojnë, gjëja më eksituese që ata gjejnë në jetën që bëjnë është të pinë, të dëgjojnë histori të çuditshme ose ti bashkangjitin vetes një hero, Christin nga jashtë. Pasi ai kthehet në shtëpi ata i rikthehen jetës së tyre monotone.Performanca e parë: Rebelimi i audiencësPlayboy i botës perëndimore pati debutimin e parë më 26 janar 1907 në teatrin Abbey në Dublin. Shoqëria Ndërkombëtare e Teatrit ishte producente e dramës dhe W.G. Fay ishte regjisori dhe luajti rolin e Christy Mahon. Rebelime dhe protesta shoqëruan hapjen e performancës, pasi shumë kritikë të teatrit kishin shprehur se pjesa (1) bazohej në steriotipin e Irlandezeve, duke i treguar ata si pijanecë, mburravecë e llafazanë, (2) e përshkruante ambientin rural Irlandez si të shtirur; (3) qëllimisht flitet kundër Kishës Katolike, duke përshkruar priftin në këtë pjesë si tiran dhe duke përfshirë të gjithë katoliket si karaktere të errët dhe të dobët siç është Shawn Keough dhe (4) përdor një gjuhë dhe sjellje ofenduese, duke përfshirë skenën e fundit në të cilën turma e inatosur lidh personazhin kryesor dhe pastaj e vendosin në turrën e druve.Nga Julia Vrapi
Last Updated on E Merkure, 10 Shkurt 2010 22:10