Varfëria, 9 mijë familje në Tiranë jetojnë nën minimumin jetik
Kreu i Ndihmës Ekonomike, Lulzim Konçi: Njësitë vendore nuk angazhohen në detyrat që u cakton ligji Numri i familjeve që jetojnë nën minimumin jetik në qytetin e Tiranës nga viti në vit ka ardhur në rritje. Në një prononcim për gazetën Sot Drejtor i Zyrës Rajonale, Tiranë Lulzim Konçi bën të ditur se numri i familjeve të varfëria dhe ekstremisht të varfra kohët e fundit ka arritur në rreth 9 mijë familje vetëm për qytetin e Tiranës. Kështu, zyra Rajonale e Ndihmës Ekonomike ka bërë një analizë të Skemës së ndihmës ekonomike ku 4514 familje jetojnë në nivelin
me ekstrem të varfërisë me një numër prej 17.516 anëtaresh. Ndërsa 1767 është numri i kryefamiljareve femra të cilat mund të jenë të ve, të divorcuara ose vajza nëna. Gjithashtu nga sondazhet dhe verifikimet e shumta që janë bërë rezulton se 3644 familje me një numër 15.500 anëtarësh, jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. 707 janë gra kryefamiljare me një numër 2264 anëtarësh jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. Problemi i varfërisë për ne që merremi me këtë fushë është një problem i rëndë social që Bashkitë, minibashkitë dhe komunat duket se nuk e kanë kuptuar, kështu kjo është arsyeja që më vjen keq ta pranoj këtë të vërtetë që punonjësit socialë megjithëse paguhen me këtë emërtesë vetëm punën e punonjësit social nuk bëjnë duke u angazhuar me problemet e ndihmës ekonomike, ka theksuar Drejtori i Ndihmës ekonomike Lulzim Konçi. Shkaqet e varfërisë Drejtori i zyrës rajonale për ndihmën ekonomike në Tiranë ka bërë të ditur se numri i familjeve që janë trajtuar me ndihmë ekonomike nga viti 2008 në 2009 ka ardhur në rritje. Si pasojë edhe numri i varfërisë është në rritje. Duke e krahasuar me analizën e fund vitit 2008 skema e ndihmës ekonomike ka ardhur në rritje me një shifër 1096 familje më shumë se viti 2008. Kjo ka ardhur si rezultat, i prurjeve të shumta nga rrethet drejt kryeqytetit si dhe futja në skemën e ndihmës ekonomike familje jashtë kritereve ligjore si dhe mungesa e tregut të punës sjell pasoje rritjen e varfërisë. Pra, po ta shikojmë dhe gjykojmë drejt këtë fakt vërejmë atë që përmenda me lart, pra institucionet vendore bëjnë shumë pak për integrimin e kësaj shtrese në shoqëri dhe rritjen e abuzivizmit në dhënien e kësaj ndihme, pohon Konçi. Ndër të tjera Konçi është shprehur se pushteti vendor, për të ulur numrin e familjeve të varfra dhe të menaxhojnë me mirë fondet. Në aktualitetin që jetojmë kaosin alogjik, mos dëshirën dhe paditurinë e mjaftueshme për të gjetur rrugë dhe zgjidhje imediate për shtresat ekstremisht në nevojë, nga pushtetet vendore të cilat për hir të vërtetës duhet të menaxhojnë më mirë fondet dhe resurset e tyre të brendshme. Ndaj del e domosdoshme ndërhyrja e shtetit si i vetmi mjet për daljen nga kjo gjendje, ka theksuar drejtori i ndihmës ekonomike, Lulzim Konçi.Ligji Ligji nr.9355 ,datë 10.03.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij ka për qellim që të sigurojnë dhe garantojnë të ardhura për familjet dhe individët në nevojë në mënyrë që ata të jetojnë denjësisht dhe të aplikojnë kapacitetet dhe aftësitë e veta. Megjithatë nëpërmjet dispozitave ligjore të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore synohet ulja e varfërisë, nëpërmjet rritjes së efektivitetit të përdorimit të fondeve të ndihmesë ekonomike si dhe plotësimi sasior e cilësor i nevojave të personave me aftësi të kufizuar, të fëmijëve, të moshuarve, të invalidëve të punës dhe grupeve të tjera në nevojë nëpërmjet zgjerimit të shërbimeve sociale komunitare. Një tjetër pikë është dhe decentralizimi dhe transferimi i kompetencave në qeverisjen vendore për pagesat në Cash dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore.
Prioritetet për 2010
- Të shqyrtohet dhe të zbatohet sa me shpejt paketa e një ndihme ushqimore për shtresat ekstremisht të varfra sipas një organizimi ne bashkëpunim me pushtetin vendor- Njohjen dhe zbatimin e dispozitave ligjore e nënligjore me administratorët shoqërorë në njësitë vendore me synim parandalimin e abuzimeve si dhe shkeljeve ligjore.- Punën e veçantë që do të bëhet me administratorët me synim që përfituesit të jenë të ligjshëm dhe të përfitojnë maksimumin që u jep ligji.- Parandalimin e përfitimeve të padrejta dhe zbulimin e familjeve që u takon ndihma ekonomike dhe që për arsye të ndryshme nuk arrijnë të plotësojnë dokumentacionin.- Rakordimin e punës me administratorët për të parë në vend gjendjen social ekonomike të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe nxjerrjen e konkluzioneve për mbarëvajtjen e skemës së ndihmës.- Bashkëpunimin me zyrën e auditit në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Punës, për të qenë të informuar me dispozitat ligjore e nënligjore dhe masat e menjëhershme për zbatimin e tyre.- Për të gjithë veprimtarinë mujore të auditit nga inspektorët do të bëhet njohja dhe tërheqja e konkluzioneve me të gjithë inspektorët dhe administratorët në rang Prefekture.Liri Mëhalla