Gusht, hyjnë në Shqipëri 1 milion persona
Më shumë se 1 milion pushues kanë vizituar Shqipërinë vetëm gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave nga pikat kufitare, nëpërmjet pikës kufitare të Kukësit, ku përfshihen Morini, Orgjosti, Shishtaveci, Qafë-Morini dhe Qafë-Prushi, kanë hyrë gjithsej 365 mijë e 534 shtetas, ndërsa kanë dalë 246 mijë e 684 shtetas. Ndërkohë, pika kufitare e Shkodrës, ku bëjnë pjesë Muriqani, Bashkimi dhe Hani i Hotit kanë hyrë gjithsej 132 mijë 326 persona, ndërsa kanë dalë 151 mijë 249 shtetas. Nëpërmjet pikës kufitare të Korçës, ku përfshihen Kapshtica, Qafë-Thana, Tushemishti dhe Gorrica kanë hyrë gjithsej 141 mijë 237 persona, ndërsa 124 mijë 475 kanë dalë. Kanë kaluar përmes pikës kufitare të Gjirokastrës, ku përfshihen Kakavija, Tre Urat dhe Sopiku, në hyrje gjithsej 102 mijë e 079 shtetas të huaj e shqiptarë, ndërsa kanë dalë 101 mijë e 455. Nga aeroporti i Rinasit gjithsej kanë hyrë 81 mijë e 093 pushues, ndërsa kanë dalë 76 mijë e 780 persona. Nëpërmjet portit te Durrësit kanë hyrë gjithsej 75 mijë e 277 persona, ndërsa kanë dalë 66 mijë e 791 të tillë. Nëpërmjet 4 pikave kufitare nën juridiksionin e policisë kufitare të Vlorës, ku përfshihen Porti i Vlorës, Sarandës, Qafë-Botës dhe Ripsit, kanë hyrë 58 mijë e 134 pushues të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 47 mijë e 370 shtetas.