Rikthehet i nxehti afrikan, sotdita më e nxehtë
TIRANE- I nxehti afrikan godet serish vendin tonë. Që nga sot, e diele, e deri të martën temperaturat do të rriten në mënyrë të pazakontë, sidomos për qytetin e Durrësit.
Sipas meteorologëve, pritet që vala e të nxehtit përvëlues të bjerë në mesjavë. "Pjesa më e madhe e territorit, sidomos zonat e ulëta dhe bregdeti do të shënojnë temperatura 40 gradë celsius.
Zonat malore, verilindja dhe juglindja e vendit, të cilat janë disi të freskëta pritet të shënojnë temperaturën 35-36 gradë celsius. Duke filluar nga dita e martë pritet të kemi një rënie të ndjeshme me 5-6 gradë të temperaturave në vlerat e mëngjesit për t'iu rikthyer sërish vlerave normale",-tha Lajda Porja, meteorologe.
Sipas meteorologëve, pesëmbëdhjetëditëshi i muajit gusht, duket se do të jetë premtues edhe për ata pushues që kanë zgjedhur këtë periudhë për të pushuar. "Edhe 15-ditshi i dytë i gushtit parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Ndërsa, për sa i përket temperaturave, do të jenë kryesisht të larta deri në datën 20. Pas kësaj date temperaturat do të rikthehen në vlerat e tyre normale", - vijon Porja.
Në shumë qytete si Kukësi, Gjirokastra, Shkodra, Tirana sot janë regjistruar temperatura të larta që shkojnë në 38 gradë, por që qytetarët i ndjejnë më tepër. Me mijëra shqiptarë këtë periudhë të vitit e kalojnë pranë bregdetit, ku i nxehti ndihet më pak. Por, mjekët rekomandojnë që të tregohet kujdes për fëmijët e vegjël, preken nga sëmundjet e kësaj stine, ndaj rekomandohet që të vegjlit mos të qëndrojnë në diell pas orës 10-të, si dhe të mbajnë vetëm veshje të pambukta, të cilat i mbrojnë nga rrezet e diellit. Ndërsa, për qytetarët që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të vijojnë punën, rekomandohet konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve dhe evitimi i daljeve në kohën e pikut.
(GSH/BalkanWeb)