E Diel, 1 Nëntor 2026

Sauk/ Mungesa e ujit, banorët bllokojnë rrugën


Banorët e Saukut jan ngritur në protesë për mungesën e ujit të pijshëm duke bllokuar rrugën . Kalimi pranë Akademisë së Rendit është i pamundur.
Banorët ankohen se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej 2 javësh.

Ditë më parë Drejtoria e ujësjellësit preu lidhjet e paligjshme në tubacionet e furnizmit me ujë të pijshëm të zonës së Saukut.

Prej kohës banorët e kësaj zone ankohen për mungesën e ujit të pijshëm ndonëse e paguajnë rregullisht atë.
Deputeti socialist i zonës, Besnik Baraj në një prononcim për "Ora News" pohoi se qeveria po i mohon ujin banorëve duke i dënuar ata në mënyrë kolektive. "Si në Sauk, Kodër-Kamëz, Shkozë po bëhet dënim kolektiv dhe kjo është e papranueshme", tha Baraj.
Sipas tij , kjo padrejtësi është e pajustifikuar ndaj indinjata e këtyre qytetarëve është e kuptueshme. Deputeti pohoi se Shqipëria ka bollëk uji, por keqadministrohet.

Lidhur me bllokimin e rrugës, Baraj tha se erdhi si pasojë e mosreagimit të institucioneve përkatëse. "Banorët reaguan në këtë mënyrë që qeveria të kthejë sytë nga ata", shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›