E Shtunë, 31 Tetor 2026

Save the Children: Madonna te mendohet per biresimin

Atehere kur dukej se gjerat po shkonin drejt zgjidhjes per biresimin e nje tjeter femije nga Malavi, nje tjeter pengese ka dale per Madonnen.

Kengetares i eshte kerkuar nga organizata “Save the Children” te marre edhe njehere ne konsiderate planet per adoptimin e vajzes jetime Mercy James.

Sipas organizates me qender ne Britani, per jetimet duhet te kujdesen te afermit e tyre, ose komuniteti te cilit i perkasin dhe dergimi i tyre jashte vendit nuk eshte zgjidhje.

Maddona pritet qe neser te niset drejt Malavit, ku te henen do te shkoje ne Gjykaten e Larte, pasi ka plotesuar te gjitha dokumentat per adoptimin. Zedhenesja e kengetares ne Nju Jork, Liz Rosenberg dhe gjykatesi i saj ne Malavi, Alan Chinula, nuk kane bere ende asnje koment.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›