E Diel, 1 Nëntor 2026

"George Dandin", Franc Helmer: Burri i fyer, një sfidë në skenën shqiptare

Komedia e njohur e Molierit do të vijë në frëngjisht dhe në shqip për publikun
Komedia e njohur e Molierit "George Dandin" do të ngjitet sonte në skenën e Akademisë së Arteve. Vepra e shkruar në vitin 1668 i vendos ngjarjet kësaj here në një ambient fshatar, dhe për regjisorin francez Franc Helmer kjo është një shfaqje interesante, e cila ka në qendër të saj gërshetimin e dy kulturave të ndryshme, ku personazhi i Zhorzh Dandes do të jetë një shqiptar. Pjesë e premierës së Teatrit të Metropolit do të jenë edhe ritmet folklorike. Regjisori francez ka menduar të ngjisë sonte në skenën e Akademisë së Arteve edhe Ansamblin e Tiranës, për të përforcuar anën tradicionale të shqiptareve. Pjesa do të jetë në dy gjuhë në frëngjisht dhe në shqip. Mendoj se kjo do të jetë një shfaqje tepër interesante.Duke qenë fjala për vendosjen e  një pjese të Molierit në Shqipëri, aq më tepër që ajo do të serviret për publikun në dy gjuhë, mund të them se kjo do të jetë diçka e re për spektatorin shqiptar. Gjithashtu pozitiv është edhe fakti që në këtë pjesë bashkohen dy kultura të ndryshme dhe pikërisht këtë gjë propozon edhe  George Dandin, tregon për pjesën regjisori francez Helmer. Sipas tij këtë radhë pjesa teatrore e Molierit do të vijë ndryshe, duke e vendosur martesën e një fshatari shqiptar me një grua tëhuaj. Bëhet fjalë për martesën e një fshatari të pasur me një aristokrate, ndërkohë që ne e kemi ndryshuar pak duke vendosur martesën e një fshatari të pasur shqiptar me një të huaj. Gjithashtu dua të them se këtë shfaqje e konsideroj si një provë, apo si një sfidë në karrierën time profesionale. E kam provuar këtë sfidë me Borgjezin fisnik dhe tashme po e provoj në Shqipëri. Kjo pjesë është krijuar në vitin 1668, me kërkesë të mbretit të asaj kohe dhe ishte një komedi balet, tregon ndër të tjera francezi Helmer. I ftuar në këtë shfaqje aktori francez Ghylsan Martin shprehte se ftesa për të marrë pjesë në këtë shfaqje i ka ardhur pas një miqësie që ai kishte me regjisorin Helmer. Ndërsa për teatrin bilingual ai u shpreh se: Sigurisht që teatri bilingual është i rrallë, por në Francë kjo është më e avancuar dhe ka regjisorë nga shtete të ndryshme që vijnë dhe i përfundojnë shfaqjet e tyre bilinguale në Paris. Unë nuk e kam luajtur më parë këtë pjesë dhe është hera e parë që do të interpretoj në këtë vepër të Molierit. Shfaqja George Dandin, është një nga komeditë më të veçanta të Molierit. Shfaqja teatrore do të vijë për publikun në një mënyrë ndryshe nga ajo që ndiqet në skenën teatrore në vendin tonë,pasi vepra e Molierit George Dandin do të vijë për publikun si një teatër bilingual( dygjuhësh) në gjuhën shqipe dhe atë franceze. Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të rinj të teatrit si: Adelina Muça e cila do të interpretojë Anzhelikën, Alert Çeloaliaj do të jetë personazhi Dandin, Vilson Muçaj, Marsela Lena, Klodjan Hoxha, Eliose De Pettit dhe Fiqiri Luli. Ajo do të përmbajë brenda saj dhe folklorin shqiptar, pasi në vitin 1668 kur u shkrua nga Molieri vepra kishte dhe muzikën franceze. Do të ketë pjesë nga folklori shqiptar nën udhëheqjen e Xhelo Çunit, i cili do ti japë dhe më shumë atmosferën e fshatit në këtë vepër të Molierit, i cili është dhe shpikësi i komedisë muzikore. Sipas regjisorit francez meqë pjesa zhvillohet në fshat folklori shqiptar e evokon dhe më shumë atmosferën e fshatit.  'Komedie të zezë' e Molierit, e cila ndonëse u krijua në vitin 1668, vazhdon të bëjë xhiron e teatrove më prestigjioze në të gjithë botën, dhe të mbetet gjithmonë aktuale për idetë që përçon. " George Dandin" është një pjesë e veçantë që e vë spektatorin në siklet, sepse e qeshura që shkakton Molieri ka diçka gërricëse dhe janë brenda saj të gjitha elementet e "komikes". Teatri bilingual është i rëndësishëm sepse me anë të tij bëhet dhe shkëmbimi mes kulturave të ndryshme. Për publikun shqiptar shfaqja do të jetë sonte dhe nesër në skenën e Akademisë së Arteve.
 **************
Subjekti
Një fshatar i pasur do të martohet me vajzën e fisnikëve të fshatit të tij. Këta të fundit janë të rrënuar ekonomikisht, por fale martesës mund të paguanin borxhet e tyre dhe të ruanin rangun e artë. Nga ana tjetër George Dandin do të hyjë në klasën sociale më të lartë shoqërore në sajë të kësaj martese, por kjo martesë nuk shkon dhe aq mirë. Anzhelika një vajzë e re dhe e bukuroshe e imponuar të martohet me një njeri si Dande kërkon me çdo kusht ta prishë martesën dhe  të dashurohet me një fisnik të ri...Dandin i tallur e përbuzur nga të gjithë, totalisht i dëshpëruara për ti dhënë fund ditëve të tij....

Last Updated on Saturday, 28 March 2009 10:26

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›