E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schalke kërkon Ballackun

Mesfushori i Chelseas, Michael Ballack mund të kthehet në Bundesligë te Schalke 04. Kontrata e tij me gjigantin londinez skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk ka indikacione se ai do të vazhdojë qëndrimin në Stamford Bridge.

Ndërkohë, Schalke synon ta rikthejë në Bundesligë pas Kampionatit botëror. “Jemi të interesuar në transferimin e Ballackut. Besoj se ai është i gatshëm të pranojë një pagë më të vogël nëse vendos të kthehet në Premierligë”, tha trajneri i Schalkes, Felix Magath.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›