Abas nuk ndalet - Moment i shumepritur per palestinezet ne OKB

Rralle ka patur mbledhje te tilla emocionuese ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Deri ne momentin e fundit nuk dihej nese palestinezet te vendosur nen presion nga SHBA dhe aleatet evropiane nuk do te trembeshin nga kurajo e tyre dhe do te hiqnin dore nga paraqitja e kerkeses per anetaresim te plote ne KB per te cilen paten njoftuar prej kohesh.
Por presidenti palestinez Mahmud Abas do te kete thene me vete Nese jo tani atehere kur Pas me shume se gjashte dekadash nga debimi i tyre dy dekadash bisedime te pasuksesshme me Izraelin dhe revolucioneve te fundit ne boten arabe ka ardhur koha per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por a mund te krijohet nje shtet qe te ekzistoje edhe nga pikepamja ekonomike nepermjet nje kerkese ne Kombet e Bashkuara Veshtire. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Abas dorezon kerkesen per shtetin e ri
ndrra e palestinezeve per shtetin e tyre
Megjithate palestinezet nuk mund te pengohen ne projektin e tyre te shumepritur. Ata ndiejne momentin historik qe i jep impuls ceshtjes se tyre. Nje zgjidhje paqesore ne Lindjen e Aferme duhet te jete rezultat i bisedimeve midis Izraelit dhe palestinezeve. Por edhe terthorazi nepermjet Kombeve te Bashkuara ceshtja e palestinezeve do te marre shtysa te reja.
Izraeli i irrituar refuzon cdo lloj bisedimesh efektive. Diplomacia e komunitetit nderkombetar ka rene prej vitesh ne qorrsokak. Amerika ka qene e zene me luften kunder terrorizmit dhe merret kryesisht me veten e vet. Evropa kerkon ne koncertin e fuqive te gjeje nje ze te pavarur dhe unik por deri tani nuk e ka gjetur ne160 ceshtjen e Lindjes se Mesme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Abas ndjek debatin e pergjithshem
fare qendrimi mban Gjermania
Gjermania ka dale ne prapaskene per te shmangur konfrontimet. Shanset ekzistojne ende nese shfrytezohet koha e trajtimit te kekeses palestineze ne Keshillin e Sigurimit per te ushtruar presion mbi Izraelin. Qeveria e Netanjahut duhet te ndaloje ndertimin e ngulimeve ne Bregun Lindor te Lumit Jordan dhe te kthehet ne tavolinen e bisedimeve. Kuarteti i Lindjes se Mesme ka prezantuar nje plan te ri.
Palestinezet nuk do te bien ne qetesi. Nese kerkesa e tyre per anetaresim te plote nuk pranohet ne Keshillin e Sigurimit ata do ti drejtohen Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Aty ata marrin perkrahje nga shumica e 193 vendeve. Moralisht palestinezet mund te ndihen qe tani fitimtare edhe nese kerkesa e tyre nuk do te pranohet ne Keshillin e Sigurimit nga vetoja e SHBA-se.
Autor Daniel Scheschkewitz/ Aida Cama
Redaktoi Lindita Arapi