Tenderi i licencës së tretë 3G, ofertat më të ulëta se çmimi i kërkuar
TIRANË- Ofertat për licencën e tretë 3G në Shqipëri kanë rezultuar ndjeshëm më të ulëta se çmimi minimal i kërkuar nga qeveria, duke çuar tenderin drejt dështimit.
Komisioni i vlerësimit të ofertave ka hapur ofertën e kompanisë Eagle Mobile prej 3.55 milion euro, ndërsa Plus Communications ka ofruar 2.2 milion euro. Në këtë tender çmimi minimal i pranueshëm për kualifikimin e ofertave ishte 12.5 milion euro.
“Rezultojnë të dorëzuara brenda afatit kohor dy oferta, njëra është nga Eagle Mobile dhe Plus Communications”, tha Kreu i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Frederik Kote.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet që komisioni i vlerësimit të ofertave të shpallë zyrtarisht të pavlefshme propozimet e bëra nga dy kompanitë celulare. Kjo do të çojë edhe në dështimin e tenderit. Në vijim pritet që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të shpallë një tender të ri për licencën e tretë 3G.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)