E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-deputetëve të PS: Ndjesë nëse kam gabuar! 21 Janari mbetet amaneti për drejtësi

TIRANË- Në mbledhjen e grupit socialist, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet për vendin që pas vitit 1992, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për përcaktimin e rilindjes së vendit.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme sepse do vendosin nëse Shqipëria do rilindë apo do vijojë në tatëpjetën e mëtejshme”.

Në një fjalim që në cdo fjali përmbante kurajo dhe mbështeje për deputetët që do të përballen me fushatën elektorale, kreu i PS nuk kurseu dhe ndjesën.
“Sot është dita që nëse ka ndodhur dhe ka ndodhur nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t’ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua gjithë pjestarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores më 23 Qershor”.

Duke folur në mbledhjen e grupit Rama ka falenderuar gjithë anetarët e grupit për gjithçka kanë bërë në 4 vite shumë të vështirë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›