E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schilling Serbia nxit konfliktet

Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schëarz Schilling ka akuzuar Serbinë se nxit trazirat në rajon, në mënyrë që të dëmtojë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për një radio gjermane, Schilling është shprehur se në këtë mënyrë Beogradi po i krijon pengesa edhe vetes në rrugën drejt BE-së.

Ndërkohë që Unioni, sipas tij, nuk po gjen një gjuhë të përbashkët për t’i dërguar një mesazh të qartë Serbisë.

“Nisur nga shmangia e pesë vendeve të Evropës që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, mund të them se Evropa ngurron, duke mos gjetur një gjuhë të qartë. Kjo, pasi një qëndrim i qartë duhet të mbështetet nga të gjitha kombet”, ka deklaruar Schilling.

Ai e ka vlerësuar si një gaim shumë të madh faktin që Komisioni Evropian nuk dha një gjykim të qartë menjëherë pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›