E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin sulmon SHBA-në: Parazite e ekonomisë botërore

“Vendi jeton me kredi, përtej mundësive dhe rëndon me një pjesë të borxhit të tij në ekonominë botërore. Ajo po trazon ekonominë botërore duke përdorur situatën monopol të dollarit”, u shpreh ai.

Kompromisi i arritur in extremis dje në mbrëmje mbi rritjen e tavanit të borxhit amerikan, por që nuk është votuar ende nga Kongresi, vetëm se ka shtyrë vendimmarrjen për zgjidhjen e problemit në themel, vijoi Putin.

Ai përshëndeti gjithsesi përgjegjshmërinë dhe sensin e mirë të Uashingtonit, i cili shmangu vështirësitë në shlyerjen e pagesave. “Ekonomia amerikane është një nga lokomotivat e ekonomisë botërore dhe nëse ka probleme kjo nuk është gjë e mirë”, theksoi ai, duke shtuar:

“Disa vende, ndër të cilat Rusia dhe Kina, kanë një sasi të konsiderueshme dollari në rezervat e tyre, por çështja nuk është njësoj. Problemi është se ekonomia në tërësi e këtyre vendeve mund të tronditet.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-01 23:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›