E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes pendohet për Botëror

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se ndoshta ka bërë gabim që nuk e pranoi ftesën e selektorit të Anglisë, Fabio Capello për të luajtur në Kampionatin botëror. Italiani u mundua të rikthen Scholesin nga pensionimi ndërkombëtar në prag të fillimit të garës në Afrikën e Jugut por mesfushori e refuzoi ofertën.

“Nuk them se ndoshta do ta kisha bërë dallimin. Por, them se ndoshta kam marr vendimin e gabuar. Mirëpo, kisha vetëm dy orë për të marr vendim”, tha Scholes i cili bëri 66 paraqitje për Anglinë dhe shënoi 14 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›