E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City e thërret Robinhon

Uebfaqja ESPNsoccernet ka bërë të ditur se Manchester City ka kërkuar nga Robinho të kthehet në Angli më 5 gusht për të sqaruar të ardhmen e tij në klub.

Ylli brazilian kushtoi 32.4 milionë funta pas transferimit nga Real Madrid në gusht 2008 ndërsa aktualisht është i huazuar te klubi brazilian Santos.

Ai ende paguhet 150 mijë funta në javë. Santos nuk është në gjendje të paguaj këtë pagë të tij dhe City duhet të gjej zgjedhje meqë futbollisti ka mosmarrëveshje me menaxherin Roberto Mancini.

“City e ka ftuar Robinhon të kthehet më 5 gusht, ai nuk ka zgjidhje tjetër edhe pse dëshiron të mbetet në Santos”, tha një burim i afërt i Robinhos për Soccernet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›