E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bye bye Liverpool

Sipas mediave angleze, Javier Mascherano ka njoftuar menaxherin e ri të Liverpoolit, Roy Hodgson se dëshiron të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Të hënën, Mascherano i është bashkuar ekipit në përgatitje dhe i shoqëruar nga menaxheri i tij është takuar me Hodgsonin të cilin e ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Anfield.

Kërkesa e mesfushorit nuk mund të konsiderohet e befasishme për Hodgsonin meqë paraardhësi i tij Rafael Benitez e kërkon argjentinasin në Inter.

Menaxheri i Mascheranos, Walter Tamer ka thënë se do të ishte “ëndërr” që klienti i tij të kalon në Giuseppe Meazza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›