E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri masiv në Dajt, përfundon seleksionimi i eshtrave të gjetura

Shkon drejt fundit ekzaminimi i skeleteve të gjetura në Linz të Dajtit në Tiranë. Tre mjekët e Mjekësisë Ligjore të kryeqytetit tashmë janë duke vendosur dhe formuar edhe trupat e fundit nga kockat e gjetura dhe më pas do të realizojne ekspertizën e tyre për të bërë të mundur edhe identifikimin. Ndërkohë pasi do të realizohen të gjitha këto analiza në fund për të përcaktuar me saktësi dhe për t'u vendosur më pas edhe një emër skeleteve do të duhen të realizohen edhe analizat e ADN. Por deri tani ende nuk është paraqitur asnjë nga të interesuarit që u janë ekzekutuar të afërmit të tyre gjatë kohës së komunizmit në morgun e Tiranës. Puna e tre mjekëve të morgut do të bëjë të mundur edhe identifikimin e këtyre skeleteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›