Schumacher pret ditë më të mira

Michael Schumacher ka insistuar se rikthimi i tij në Formula 1 te ekipi i Mercedesit është duke shkuar “sipas planit”, pavarësisht fillimit dëshpërues të sezonit. Shtatë herë kampioni i botës ka fituar nëntë pikë nga tri garat e para, pas rikthimit nga pensionimi katërvjeçar.
“Dy garat e fundit nuk kanë qenë me fat për mua”, tha Schumacher, 41 vjeç, për BBC Sport. “Por, e di se si shkojnë gjërat në Formula 1 dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit. Ju mund të përmirësoheni vetëm hap pas hapi dhe mendoj se jemi duke e arritur”, shtoi ai.
Schumacher përfundoi i gjashti në Bahrejn, garën e parë të këtij sezoni, derisa Mercedes vazhdon të jetë më i ngadalshëm se rivalët Red Bull, Ferrari dhe McLaren. Por, Schumacher synon të kthehet në skenë në pistën ku ka fituar garën e tij të fundit më 2006, derisa përgatitet për Shpërblimin e Madh të Kinës më 18 prill.
“Besoj se tifozët nuk do të largohen nga gara të dëshpëruar. Ndoshta gjërat do të fillojnë të shkojnë më mirë për ne nga Shangai”, përfundoi ai.