Guti nuk do të transferohet tek Interi
Menaxheri
Agjenti i mesfushorit të Realit të Madridit, Guti, ka mohuar lajmet e fundit, se përflitet se klienti i tij është duke negociuar me krerët e Interit rreth një transferimi gjatë verës në “Giussepe Meazza”. “Ai ka qenë lojtar i Realit të Madridit për shumë vite dhe ende ka kontratë 2-vjeçare me ata, deklaroi Zoran Stevanoviç për ‘FC Inter Neës’. Mund të them se ne nuk kemi pasur kontakt me Interin”. Guti është përfolur për një kalim tek Interi dhe këto spekulime i ka forcuar më shumë deklarata e tij, kur tha se “El Clasico” do të jetë i fundit për të. Stevanoviç pohon se Guti pëlqen ndryshimet dhe ndoshta në një të ardhme të largët mund të transferohet tek Interi.
#