E Diel, 1 Nëntor 2026

Schuster: Në kohën tonë merrnim pilula, por jo stimulues

Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe aktualisht trajner i Malagës në Spanjë, Bernd Schuster është pro dopingut, kjo për të përshpejtuar rikuperimin e lojtarëve nga dëmtimet.

“Nuk është problem dopingu kur flitet për rigjenerim. Nuk po flas për rritjen e rendimentit të një lojtari në fushë, por për ta kthyer lojtarin më shpejt nga një dëmtim i pësuar”, ka thënë Schuster për "Sport Bild".

Ish-mesfushori ka thënë se në kohën kur ai ishte futbollist, dopingu nuk ishte temë diskutimi sepse nuk ekzistonte si koncept, por mjekët gjithmonë i jepnin lojtarëve medikamente të ndryshme.

“Të gjithë merrnim pilula të ndryshme, por jo stimulues. Mjekët dhe fizioterapistët na jepnin gjithmonë diçka dhe askush nuk pyeste se për çfarë bëhej fjalë”, tha Schuster./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›