E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simeone: La Liga e mërzitshme

Diego Simeone, trajneri i Atletiko Madridit, qorton dominimin e dyshes Barca-Real Madrid në kampionatin spanjoll.

Ai e ka quajtur La Liga-n “një kampionat të mërzitshëm” për shkak të dominimit të dy gjigantëve iberikë. “Los Colchoneros” përfunduan të tretët në Spanjë sezonin e shkur, i cili ishte i shkëlqyer për ta, teksa triumfi në “Copa del Rey” kundër rivalëve të tyre të qytetit ishte “qershia mbi tortë”.

Megjithatë, kur është pyetur nëse skuadra e tij mund të rivalizojë garën për titull, argjentinasi ishte i shpejtë në përgjigje, duke thënë se dominimi i Barcës dhe Realit do të vijojë. “Jo, absolutisht nuk mund t’i rivalizojmë dy gjigantët, – tha 43-vjeçari para gazetarëve. – Real Madridi dhe Barcelona sikur luajnë në një ligë të ndryshme nga në të tjerët në La Liga.

Kjo e bën këtë kampionat të mërzitshëm. Ne do të duhet të presin shpërndarjen televizive për të ndryshuar, sepse tani La Liga do të diskutohet vetëm në mes të këtyre dy ekipeve, sa i takon fitimit të titullit.”/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›