E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes: Casillas në stol, se meriton!

Viktor Valdes pranoi se nuk e kupton zëvendësimin e Iker Kasijasit me një tjetër te Reali: “Unë u habita kur e pashë në Kupën e Konfederatave në formë aq të mirë, edhe pse nuk kishte luajtur në klubin e tij 6 muajt e fundit.

Personalisht mendoj se është më i miri, por nuk duhet të them më shumë për shkak se është i të njëjtit “kostum” me mua”. Rreth startit spektakolar të sezonit të ri në La Liga nga Barcelona, Viktor Valdes tha: “Ishte një nga nisjet më të mira. Ekipi tregoi së është shumë i fortë, mbrojti shumë lart për ta rimarrë topin sa më shpejt dhe shënoi 7 gola. Kjo ishte ajo çfarë donte trajneri.”

Valdes u zemërua kur u pyet nëse vendimi i tij për t’u larguar nga “Kamp Nou” ishte i pakthyeshëm: “Kjo tingëllon si një pyetje e bërë për shaka, madje mendoj se nuk më respekton mua.” Valdes donte të sqaronte edhe fjalët e Ksavit për përgatitjen taktike të sezonit të kaluar: “Unë fola me Ksavin dhe fjalët e tij janë keqinterpretuar.

Sezoni i kaluar për ne kishte diçka të pazakontë. Të gjithë ishim të detyruar të jetonim me sëmundjen e trajnerit dhe aspekte të caktuara, ndaj nuk mund të punonim të qetë për shkak të asaj që ndodhi me Titon.”/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›