E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku e Kuvajti shqyrtojnë njohjen e Kosovës

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 19:23

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, ku ka marr pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, ka zhvilluar një takim me nënpresidnetin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve.

Në takim zyra e Kryeministrisë njofton se nënpresidenti irakian Tariq al-Hashim i ka premtuar kryeministrit Hashim Thaçi që Iraku në një të ardhme sa më të afërt do të shqyrtoj njohjen e Kosovës së pavarur, që do të hap rrugë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumanshëm në mes të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Kryeministri i, Hashim Thaçi ka marrë premtime nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Kuvajtit që ky shtet shumë shpejtë do ta shqyrtojë seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›