Serbët e veriut nesër takojnë Nikolicin

Kryetari ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës do të bisedojnë nesër në Beograd me presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikolic.
Siç raportojnë mediat serbe, takimi do të mbahet në presidencë, ndërsa temë diskutimi do të jetë situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës.
Përveç Panticit, në takim do të marrin pjesë edhe krerët e paligjshëm të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Nikolic ka fituar postin e presidentit në balotazhin e 20 majit, kundrejt presidentit të deritashëm të Serbisë,