Bukuresht, arrestohet trajneri i kombetares

Trajneri i kombetares se Rumanise, Victor Piturca eshte arrestuar nga forcat anti-korrupsion diten e sotme ne aeroportin e Bukureshtit. Tekniku i Rumanise akuzohet per implikim ne disa raste korrupsioni.
Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve “Mediafax”, sipas se ciles, Piturca ndodhej ne Vjene ku pa nga afer ndeshjen Austri-Serbi, dy skuadra keto te cilat ndodhen ne te njejtin grup me Rumanine. Menjehere pas ndalimit, Piturca eshte shoqeruar per ne zyrat e policise anti-terrorizem ku eshte marre ne pyetje per disa ore. Policia e akuzon teknikun per deklarate te rreme ne lidhje me nje rast korrupsioni.
Pak muaj me pare, Piturca u akuzua edhe per nje vjedhje ne kazino, madje shume media kerkuan shkarkimin e menjehershem te tij per shkak te ketij skandali, por federata e konfirmoi ne stolin e skuadres.