E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat: Portugalia mund të mos kualifikohet

Vetëm golaverazhi më i dobët (+1) e vendos Shqipërinë një vend më poshtë (4) se Portugalia e vendit të tretë (+3 gola), edhe pse të dy ekipet kanë nga pesë pikë pas katër ndeshjesh.

“Portugalia nuk ishte e aftë të linte gjurmë kundër Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese të grupit 1, duke humbur dy pikë të vlefshme në rrugën drejt Kupës së Botës 2010”, - shkruante në komentin e saj një nga faqet më të mëdha sportive në botë, soccerway.com.

“Ngjarja më e rëndësishme në stadiumin e Bragës, ishte vetëm kartoni i kuq i marrë nga shqiptari Admir Teli”, - vazhdon komenti. Forumi i faqes britanike ishte i mbushur me opionone tifozësh, ku nuk mungonin as fansat hungarezë.

“Shqipëria, si shumë ekipe, Islanda apo të tjerë të këtij niveli, po luajnë prej disa vitesh mirë”, -shkruhet në një nga komentet. “Shpresojmë që Portugalia të mos ia dali”, - vazhdon një tjetër.

“Ky është një grup i vështirë dhe atje ka shumë mundësi reale që Portugalia të mos kualifikohet”, - thotë një i tretë me nikun “Georgio”, që çuditërisht është nga Afrika e Jugut, vendi që do të organizojë edhe finalet e Botërorit të ardhshëm.

E Enjte, 16 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›