E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uefa.com: Shqipëria super e organizuar në mbrojtje

“Starti i çuditshëm i Portugalisë në Grupin 1 vazhdoi, teksa ajo dështoi të rrëzonte poshtë një formacion shqiptar të reduktuar në dhjetë veta përpara fundit të pjesës së parë në Braga”. Ky ishte komenti i faqes zyrtare të UEFA-s, uefa.com.

Tifozët portugeze ishin kureshtarë të shihnin se çfarë do të bënte ekipi i tyre pas humbjes 3-2 në shtëpi me Danimarkën, midis fitores 4-0 kundër Maltës e barazimit 0-0 me Suedinë.

“Ervin Bulku mund t’u jepte vizitorëve kryesimin, përpara se ekipi i Ari Hanit të vuante nga largimi i Admir Telit pas dy kartonëve të verdhë, pas përplasjes me Kristiano Ronaldon”, - shkruan uefa.com.

“Portugalia kërkoi të thyente ekipin kundërshtar që nga minuta e parë, por gjeti një mbrojtje të organizuar shumë mirë”.

Pedro Gonsalves në raportin e tij nga Braga shkruan se përveç “mbrojtjes së organizuar”, pamë dhe një “Busy Beqaj” (Një Beqaj të zënë me pritjet), ku në asnjë rast portieri shqiptar nuk u mposht.

Duhet veçuar fakti se sulmuesi i Verder Bremenit, Hugo Alemida, ashtu si në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, kur Verder u përball me qipriotin Anorthosis Famagusta (ekipi i Beqajt), edhe me fanellën e Portugalisë, Almeida nuk arriti të thyejë Beqajn, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.

“Portugalia ka të njëjtat rezultate me Shqipërinë, duke grumbulluar pesë pikë pas katër ndeshjesh”, - përfundon uefa.com

E Enjte, 16 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›