Schweinsteiger pret Neuerin
Nga Express më 01 maj 2011 në ora 16:48
Ylli i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger ka thënë se klubi bavarez duhet të bënë gjithçka që mundet për transferimin e portierit të Schalke 04, Manuel Neuer.
Portieri i Gjermanisë pritet të largohet nga Schalke gjatë verës pasi refuzoi kontratën e re dhe Bayern tashmë është paraqitur në garë për transferimin e tij.
“Nëse mund të transferoni Neuerin, i cili jo vetëm se është më i miri në botë por edhe portier i Gjermanisë, atëherë ju duhet të bëni çmos për ta transferuar. Shpresoj në ardhjen e tij”, tha Schweinsteiger për Die Welt.