E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetura bie në greminë, një i lënduar

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 18:10

Një person ka pësuar lëndime trupore, kur vetura të cilën po e ngiste ai, ka goditur barrikadat mbrojtëse dhe ka rënë në një greminë, në rrugën Prishtinë-Podujevë, te fshati Lebanë.

Aksidenti ka ndodhur të dielën për shkak se ngasësi i veturës së llojit “Fiat” nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe ishte përplasur në barrikadat mbrojtëse dhe ka rënë në greminë.

Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa për shkak të aksidentit rruga Prishtinë-Podujevë është bllokuar për gati një orë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›