E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pse biznesi italian preferon Shkodren"

INTERVISTA/ Konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio ndalet ne lidhjet mes dy vendeve

Lidhja mes Italise se Veriut dhe Shqiperise ka rrenje te thella historike. Nderkohe, Shqiperia e Veriut ka shume paralelizma me Italine e viteve '50-te, jo vetem ne mentalitet, por edhe ne situaten e zhvillimit. Per me teper, potenciali i veriut eshte i jashtezakonshem. Keto vleresime, i jep konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguccio. Ai flet ne intervisten per "Koha Jone", mbi zhvillimet social-ekonomike ne vendin tone dhe ndalet ne lidhjet e zgjeruara sidomos me veriun e Shqiperise.

Me konsullin italian ne Shkoder, Stefano Marguccio, bisedoi gazetari Tom Thercaj:

Keni vizituar nje pjese te konsiderueshme te gjeografise se veriut te Shqiperise, si ju duket ne raport me vendin tuaj dhe cilat jane mundesite e zhvillimit te kesaj zone?

Lidhja mes Italise se Veriut dhe Shqiperise ka rrenje te thella historike dhe kujtesa e popullit shqiptar, sic e demonstron komuniteti arberesh ne Itali, eshte shume e mire. Nderkohe, Shqiperia e Veriut ka shume paralelizma me Italine e viteve '50-te, jo vetem ne mentalitet, por edhe ne situaten e zhvillimit. Potenciali i veriut eshte i jashtezakonshem. Ne nje nga vizitat e mia te para, ku kam qene ne Bajram Curri, kam deklaruar qe ne veri eshte pjesa me e mire e vendit: koka eshte ne Shkoder, qe i ka dhene Shqiperise gati gjithe potencialin intelektual, poete e muzikante, zemra eshte ne Lezhe, ku ndodhet mauzoleu i heroit kombetar Skenderbeut e krahet jane ne male, sepse malesoret me forcen e vendosmerine e tyre dine te jene punetore te medhenj. Nuk besoj qe eshte nje fraze, por nje potencial real qe duhet vleresuar e qe mund te sjelle ne nje zhvillim te jashtezakonshem. Rajone si Veneto e Friuli Venezia Giulia, qe kane karakteristika te ngjashme me ato te Shqiperise se Veriut, ne vitet '50-te ishin te varfra, friulianet emigronin ne gjithe boten ne kerkim te nje te ardhmeje me te mire dhe grate e Venetos ishin te kerkuara ne Milano si governante e punonjese ne shtepi. Tashme keto rajone jane motori i zhvillimit ne Itali dhe jam i sigurt qe nje proces i ngjashem do te realizohet dhe ketu.

Italia ka qene dhe eshte nje nga partneret strategjike te Shqiperise. A mendoni se ka ende vend per nje zgjerim te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve, qofshin keto te bashkepunimit mes bizneseve apo edhe vete perfaqesuesve te qeverive?

Nuk mendoj qe ka kufij ne permiresimin e raporteve. Nga kendveshtrimi i bashkepunimit sipermarres ne te cilin mund te permiresohet ai i komunikimit. Sipermarresit italiane nuk jane akoma te ndergjegjshem per mundesite e investimeve ne Shqiperi e here here jane te genjyer nga nje imazh i nje vendi qe nuk i korrespondon realitetit. Ambasada e Italise ne Tirane dhe Konsullatat jane duke kontribuar per te dhene gjithe informacionin e duhur. Se fundmi vete ambasadori D'Elia ka mbeshtetur nje dossier ne kanalin 505 Class/CNBC ne Sky, qe mund ta shihni duke e hapur nga home page i ambasades e qe ka ngjallur nje interes shume te madh ne vendin tone. Kjo perpjekje duhet te shoqerohet edhe me nje veprim aktiv dhe te qeverise se Tiranes, promovimi i territorit ne fakt eshte nje element kyc per zhvillimin. Nga kendveshtrimi politik jemi duke jetuar nje periudhe te forte afrimi mes dy qeverive dhe fushat e thellimit jane nga me te ndryshmet me mundesi bashkepunimi ne fushen ushtarake, shkencore e shume ane te tjera.

Kryeministri shqiptar ka shprehur hapur mendimin e tij per ndertimin e nje centrali berthamor nga kompanite italiane, nderkohe qe kompania ENEL eshte nje nder pretendentet kryesore te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise ne KESH. Si ju duket ky kthim i vemendjes ne mundesite qe ofron vendi juaj?

Furnizimi me energji elektrike eshte nje nga prioritetet e politikes se jashtme italiane dhe mundesite per bashkepunim mes Italise dhe Shqiperise do te thellohen. Afrimi gjeografik dhe miqesia mund stimulojne nje faze te re per partneritet, te kenaqshem per te dyja palet. Fuqizimi i rrjetit energjetik shqiptar eshte shtyse per investime te reja dhe ne infrastrukture te re, dhe Italia ka patjeter kapacitetet teknike per te kontribuar ne menyre te vendosur ne kete fuqizim, pervec dhe faktit e te qenit nje klient i fuqishem per blerjen e cdo mbiprodhimi.

Cila eshte prezenca e biznesit italian ne Shkoder, dhe a ka projekte te reja qe mund te konkretizohen se afermi?

Direkt dhe indirekt sipermarrjet italiane ne zonen qe mbulon Konsullata u japin pune 4700 personave dhe kjo eshte nje kontribut direkt ne zhvillimin e territorit dhe nje pergjegjesi e madhe. Operojne ne pergjithesi ne sektorin e kepuceve, konfeksioneve dhe produkteve ushqimore dhe zene rreth 30% per secilen fushe prodhimi, por merren dhe me punimin e drurit, ndertim dhe artizanat.

Ne fakt ne te ardhmen me sa shihet do te investohet ne disa fusha. Me te rendesishmet do te jene ne zonen e Lezhes. Deri tani jemi ne fazen e finalizimit te autorizimeve sipas ligjit, behet fjale per sipermarrje italiane shume te rendesishme ne sektorin e cimentos, te materialeve te ndertimit e te prodhimit te energjise, emra te njohur si Colacem, Fassa Bortolo e Marseglia Group. Kur te finalizohen keto investime do te vendosen ne territorin mes Lezhes dhe Shengjinit dhe do te investojne disa qindra milione euro. Autoritetet lokale me kane dhene sigurine e disponibilitetit te tyre e qe gjithcka do te realizohet ne nje periudhe te shkurter kohe. Nga shtatori ka mundesi qe do te fillohet te konkretizohet dicka.

Keto dite, qeveria shqiptare miratoi 6 zona industriale, nder te cilat edhe ajo e Koplikut, ku tashme eshte bere e ditur se do te instalohen perfaqesuesit te shumte te biznesit nga Italia. Ne c'faze eshte ky projekt dhe cfare do te sjelle kjo per banoret e zones?

Projekti i Koplikut sic dihet ka lindur nga ideja gjeniale e sipermarresve te Shoqates se Sipermarresve Italiane qe operojne ne Shqiperi (AIIOA) dhe ka marre ne muajt paraardhes gjithe autorizimet e nevojshme ne nivel lokal e kombetar. Tenderi per delegimin e administrimit te zones industriale do te behet nga ministria kompetente shqiptare, me sa dihet do te zhvillohet ne muajin qershor. Urojme qe gjykimi te behet brenda kohes se mjaftueshme qe te mund te fillohet nga puna per ate qe quhet motori i zhvillimit i Malesise se Madhe. Nese investimi do te kete sukses ne fakt e gjithe kjo zone do te kete nje qender prodhuese ne gjendje qe te vleresoje forcen e punes e te coje ne nje ngritje ekonomike qytetin e Koplikut e rrethinat e saj.

Si i shikoni nismat ne mbeshtetje te biznesit dhe kryesisht te investitoreve te huaj dhe a kane ndikuar ne terheqjen e investitoreve italiane?

Masat e qeverise shqiptare jane revolucionare dhe shume pozitive. Ne kete moment vendi, sipas meje, gezon nje periudhe shume te favorshme per sa i perket terheqjes se investimeve te huaja, nga njera ane shume sipermarres italiane qe kishin derguar kapitalet e tyre ne Rumani e Bullgari po i rivleresojne ato pas futjes se ketyre vendeve ne Komunitetin Evropian, dhe jane ne kerkim te mundesive per kushte me te favorshme. Ne krahasim me konkurrentet mesdhetare, Shqiperia ka arritur nje stabilitet demokratik qe eshte garancia dhe siguria per sipermarresit dhe per kete duhet te falenderohet qeveria dhe opozita. Keto iniciativa mbeshtetese per sipermarrjet do te kene sukses vetem nese autoritetet shqiptare, e kam fjalen per burokracine dhe policine, do te dine te zbatojne ne menyre konkrete duke bashkepunuar me investitoret e rinj dhe duke krijuar nje klime te favorshme. Prej burokrati e di mire qe ligjet e mira nuk mjaftojne, duhet dhe nje zbatim i mire.

Kjo periudhe eshte edhe ajo e aplikimit te te rinjve shqiptare per te studiuar ne Itali. Duke pare kerkesat ne rritje, a mundesohet realizimi i tyre dhe sa do te jete numri i pranimeve kete vit?

E kemi shume merak ceshtjen e studenteve, te cilet duke u specializuar te ne do te kene mundesi te jashtezakonshme formimi dhe do te jene ne nje te ardhme mediatoret me te mire kulturor mes Italise dhe Shqiperise. Atyre, te tre institucionet konsullore, do t'iu dedikohen me kujdesin me te madh dhe do te kene te gjithe mundesi te prezantojne kerkesat e tyre per pranim ne universitetet italiane. Do te jene me shume se njemije kete vit qe do te prezantohen neper zyrat tona e si gjithmone do te kene nje trajtim te privilegjuar.

Menjehere pas ndryshimit te qeverive ne Itali eshte vene re nje qendrim tjeter per sa i perket komunitetit te emigranteve. Cili eshte mendimi juaj dhe a mendoni se eshte koherente duke pasur parasysh politikat globaliste?

Nuk do te jem une ai qe do te gjykoj vendimet e qeverise sime. Ceshtja mbi sigurine e qytetareve italiane, i lidhur me disa ceshtje te fenomenit migrator, ka dominuar fushaten elektorale. Opinioni publik pret keshtu pergjigje nga qeveria, sic ka demonstruar me ane te masave te marra nga Keshilli i Ministrave. Por vemendja drejt integrimit te Ballkanit ne Komunitetin Evropian eshte maksimal dhe mendoj se prezenca e ministrit Fratini ne ekzekutiv e demonstron ate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›