S'dua t'i bëjë nder Berat Buzhalës

Ministri i Arsimit, Ramë Buja i ka quajtur shpifje deklaratat kolegut të tij të partisë, Burat Buzhalës, i cili, djenë rrjetin social Facebook kishte shkruar se Buja nuk është duke punuar në dobi të arsimit por në dobi të interesave të tij personale.
I pyetur për këto qëndrime, ministri Buja ka thënë se nuk dëshiron t'i bëjë nder Buzhalës duke komentuar deklaratat e tija të shpifura. “Nuk dua t’i bëjë aq nder sa t’i bëjë koment gjërave të tij të shpifura.
Janë të shpifura sepse nuk janë të vërteta fare ato që janë thënë andaj mos më kërkoni që t’i bëjë aq nder sa të komentoj gjërat që nuk qëndrojnë nga ana tij.
Nuk e di nga kush është motivuar për t’i thënë por nuk do t’i bëjë kaq shumë nder”, ka thënë Buja./ks/Indeksonline/