E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'e lene te takoje te afermit, tenton vetevarjen ne burg

TIRANE- Refuzimi i takimeve ne qeli me familjaret e tij dyshohet te jete bere shkak i nje tentative per vetevrasje ne qelite e Burgut 313 ne Tirane. Arjan Tafa, eshte penguar nga shoket e qelise dhe me pas gardianet, per te kryer aktin ne gjendje depresioni, duke perdorur carcafet e shtratit te tij. Nderkohe qe me pas eshte nisur per mjekim ne Spitalin e Burgut. Ngjarja mesohet te kete ndodhur tre dite me pare, kurse lajmi u be i ditur nga burime brenda burgut te sigurise se larte ku mbahen kryesisht te paraburgosur. Por zyrtare te drejtorise mohuan qe Tafa, i arrestuar per shperndarje te lendeve narkotike, te kishte kryer kete akt. Sipas tyre 35 vjecari ka patur probleme shendetesore dhe eshte mjekuar. Tafa eshte ndaluar disa muaj me pare ne Fier me nje sasi droge, ndersa fillimisht u hetua nga Prokuroria e Krimeve te Renda e me pas ceshtja i kaloi organit te akuzes Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›