Majko: Nuk duhen miratuar legalizimet pa u kompensuar
Deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko, gjate diskutimit per projektligjin per legalizimet ka kundershtuar ashper duke thene se parlamenti nuk ka te drejte te miratoje dhenien e nje prone pa kompensim. Ai ka thene se ky vend nuk duhet te diskutoje pas dy vitesh nje histori e cila akoma nuk eshte shpjeguar se ku ka deshtuar. "A ka te drejte ky parlament ti japi nje institucioni sic eshte ai i Shaban Memise ALUIZNI, te kete te drejten e dhenies se titujve te pronesise pa ju dhene shperblimin paraprak pronareve" tha Majko. Me tej ai ka shtuar se "partia ime e vjeter ka pasur moton "Toka i takon atij qe e punon", ndersa partia juaj e re e ka "Toka i takon atij qe e ka zene", dhe kjo histori po fillon pikerisht ketu". Ne perfundim te diskutimit te tij deputeti i PS tha se opozita nuk eshte marrjes se tokave dhe legalizimit, por sipas tyre duhet patur shume kujdes qe me vone mos te kete probleme me pronat.