"Policia dhe burgjet, kujdes me torturat"
Shqiptaret duhet te denoncojne dhunen qe ushtrohet ndaj tyre. Avokati i Popullit paralajmeron organet e rendit dhe gardianet e burgjeve qe te tregohen te kujdesshem e te mos ushtrojne dhune psikike, fizike, apo torture ndaj te paraburgosurve, te denuarve dhe qytetareve. Deklaraten Emir Dobjani e ka bere diten e djeshme, gjate nje tryeze te rrumbullaket me teme "Shqiperia dhe Protokolli Plotesues i Konventes Kunder Tortures". Kreu i AP-se u shpreh se "tortura shfaqet ne forma dhe kushte te ndryshme, ndaj u bej apel te gjithe shqiptareve te denoncojne keto raste, si dhunen fizike, ashtu edhe ate psikike, prane Avokatit te Popullit". Ai shtoi se precedentet kane qene te shumte, duke kujtuar rastin e paraburgimit te Vlores fundvitin e kaluar, kur u keqtrajtua nje i arrestuar nga efektivet e komisariatit, ndersa u kerkua shkarkimi dhe ndjekja penale e policeve. "Rastet e dhunes jane te shumta, ndaj dhe u bej thirrje perfaqesuesve te policise ne rend dhe burgje, qe te evitojne aktet e dhunes", tha Dobjani. Ai theksoi se ne institucionin qe drejton depozitohen ankesa te shumta dhe rasti me i fundit ka qene muajin nentor te vitit te kaluar. Ky takim kishte si objekt ngritjen dhe funksionimin e Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures. Ne aktivitet kane qene te pranishem ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi dhe perfaqesues nga shoqeria civile.
R.C