E Shtunë, 31 Tetor 2026

Se preferon asnjë lojtar të Barçës

Cristiano Ronaldo nuk lakmon asgjë nga kundërshtari kryesor i kampionatit spanjoll, por edhe evropian, Barcelona. Edhe pse futbollistët katalunas u vërshuan me çmime të ndryshme këtë vit, mesfushori portugez thotë se po të pyetej ai, nuk do ta transferonte asnjërin prej tyre në kryeqytetin spanjoll.

Barcelona po luan shumë mirë. Pasi e ka fituar Ligën e Kampionëve, ka shuam mundësi që njëri prej futbollistëve të tyre të fitojë Topin e Artë. Në këtë moment, Xavi, Iniesta e Messi po luajnë shumë mirë, por personalisht nëse do të zgjedhja për ta transferuar ndonjërin, me gjithë futbollistët që ka Barça, nuk do ta zgjidhja asnjërin, tha Ronaldo.

Ish futbollisti i Manchester United ka folur edhe për gjendjen e tij aktuale fizike. Ai pret të rikthehet sa më shpejt që është e mundur në fushë, për tu ndihmuar bashkëlojtarëve. Fizikisht jam më mirë se kurrë. Duhet të kem kujdes me këtë lëndim, por do të rikthehem që të luaj shumë shpejt, vazhdoi ai.

Pa Ronaldon, Real Madrid, në tri ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe e ka barazuar një. Madrilenët e presin me padurim rikthimin e tij, pasi tashëm ai është bërë njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›