E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti, 5 vëllimet e reja të veprës së Kadaresë

Brenda dy muajve të ardhshëm, shtëpia botuese "Onufri" synon të nxjerrë në treg edhe 5 vëllimet e fundit të veprave të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, duke plotësuar kështu botimin e plotë të 20 veprave të tij. Brenda këtyre vëllimeve të reja, do të përfshihen në shqip edhe vëllime të cilat nuk janë botuar më parë nga shtëpi botuese shqiptare, por vetëm nga ato të huaja. Deri më tani, shtëpia botuese "Onufri" ka arritur të nxjerrë në qarkullim plot 15 vëllime të veprave të Ismail Kadaresë. Një botim i konsideruar si testament për veprat e shkrimtarit, të cilat me këtë rast Kadare i ka riparë. Në një botim luksoz, këto vëllime janë prezantuar vazhdimisht për publikun, veçanërisht në panairin e librit. Për botimin e tyre, "Onufri" është nderuar dhe me çmimin e bibliofilisë "Lumo Skëndo" në vitin 2008. Një tjetër kolanë e rëndësishme, e cila do të vazhdojë të botohet prej "Onufri"-t, është edhe ajo e Shekspirit, e cila prej disa vitesh është pjesë e pandarë e botimeve të kësaj shtëpie botuese. Në të njëjtën kohë, "Onufri" do të sjellë në treg për lexuesin dhe libra të autorëve të njohur të letërsisë shqiptare, europiane apo të asaj amerikane.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›