Ndotja,Deliu:Banorët e Tiranës jetojnë më pak

Një banorë i Tiranës jeton 1.5-2 vjet më pak për shkak të ndotjes së ajrit.
Deklarata është bërë nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Agron Deliu në një prononcim për "Ora News". Ai tha se 80% e ndotjes së ajrit në Tiranë vjen nga lëvizja e automjeteve, e më pas ndikojnë edhe ndërtimet.
Sipas tij, cilësia e ajrit në Tiranë nuk është aspak e mirë për shkak të përmbajtjes së lartë të grimcave të respirueshme që depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, të cilat janë shumë të rrezikshme. Ai theksoi se masat qe merren në Tiranë për ruajtjen e cilësisë së ajrit janë të pamohueshme, por nuk mjaftojnë.