E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 2010-ën mbollëm 4 mijë pemë


Vetëm për vitin 2010-të në kryeqytet janë mbjellë 4000 mijë pemë në kuadër të nismës së marrë nga Bashkia e Tiranës "Një qytetarë një pemë". Ndërkohë që deri në mbyllje të muajit prill pritet të mbillen edhe 500 pemë të tjera. Këto të dhëna i ka bërë publike vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i cili ka qenë i pranishëm gjatë punës për mbjelljen e disa pemëve në lulishten përpara Galerisë së Arteve.

Sipas Ramës thirrja një njeri një pemë më shumë se të mbjellësh pemë është një thirrje e cila synon të ndikojë pozitivisht në rritjen e vlerave në komunitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›