Së shpejti nisin investimet në Grykë të Rugovës

Pejë, 13 gusht - Kilometri i pestë i Grykës së Rugovës duket se shumë shpejtë do të bëhet një vend tërheqës për pushimin e turistëve. Projekt i drejtorisë së Urbanizmit të Pejës për rregullimin e kësaj hapësire të shfrytëzuar deri tashti nga shitësit ambulantë, do të realizohet edhe me ndihmën financiare të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.
Sipas njoftimit të Zyrës për informim të KK-së punimet në këtë pjesë turistike do të fillojnë të hënën. Drejtori i Inspektoratit, Ahemt Mahmutaj, ka precizuar se afati i fundit për lirimin e kësaj hapësire është 15 gushti. “Lirimi i hapësirës duhet të bëhet më së largu deri më 15 gusht, kur edhe fillon implementimi i rregullimit të kësaj hapësire sipas projektit të miratuar drejtoria e Urbanizmit”, ka thënë Mahmutaj.
Kjo pjesë e grykës së Rugovës është shfrytëzuar nga shitësit ambulantë vite të tëra. Ndonëse e identifikuar si pjesa më e mirë e këtij kanioni ajo kishte mbretur jashtë përkujdesjes komunale, duke u shndërruar njëkohësisht edhe në vend të papastër përballë ujëvarave dhe burimeve të shumta.
Drejtori i Urbanizmit, Gazmend Muhaxheri ka pohuar të premten se vendimi për menaxhimin institucional të kësaj pjese të Grykës së Rugovës dhe shndërrimi i saj në vend pushimi dhe rekreacioni bazohet në rregulloret komunale për ndalimin e shfrytëzimit të sipërfaqeve publike pa leje. Për më shumë ka shtuar se projekti i dikasterit të tij, që ka gjetur përkrhajen financiare edhe të MMPH-së, është një mundësi më shumë për promovimin e turizmit në Grykë të Rugovës.
Muhaxheri ka besuar se fillimi i projekteve si ky në Grykën e Rugovës, e cila deri tashti është mbushur me ndërtime jashtë planit zhvillimor, është një iniciativë që do të vazhdojë pasi që Peja ka synim rritën ekonomike pikërisht përmes zhvillimit të turizmit në Grykë të Rugovës.
Sipas Muhaxherit punimet në këndin për pushim dhe rekreacion të turistëve te tuneli i parë do të fillojnë të hënën.