E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo i pesti gjerman me të ardhura të ulëta

Berlin, 13 gusht – Në Gjermani, një në pesë të punësuar, përkatësisht rreth 6.55 milionë persona marrin rrogat më të ulëta, ka njoftuar Instituti për punë dhe kualifikime i Universitetit të Duisburgut.

Siç thuhet në studimin e këtij instituti, kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk kanë kryer punët me të ardhurat më të ulëta.

Sipas kritereve të OECD-së, pragu poshtë të cilit konsiderohet se të punësuarit marrin të ardhurat më të ulëta për pjesën perëndimore të Gjermanisë është 9.5 euro për orë, ndërsa për pjesën lindore ish-socialiste të Gjermanisë, 6.87 euro.

Numri i të punësuarve në vende të tilla të punës për 10 vjet është rritur në 2.3 milionë. Nga këta punëtorë, 70 % janë femra, por edhe shumë të rinj dhe pak të kualifikuar.

Sipas sistemit të reformuar të ndihmës sociale, çdo i treti euro shpenzohet për të ndihmuar të punësuarit me të ardhura të ulëta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›