E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti procedurat për Maturën Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit një udhëzim, i cili do të jetë gati në muajin e ardhshëm.

Me publikimin e udhëzimit në lidhje me procedurat dhe datat e regjistrimeve, do të botohet edhe rregullorja e Maturës Shtetërore. Këtë vit Matura do të zhvillohet me disa risi. Provimet e detyrueshme dhe me zgjedhje do të jepen në një ditë nga maturantët, ndryshe nga vitet e kaluara, kur testet zhvilloheshin në dy ditë të veçanta.
Nëse maturantët do të vlerësohen me nota kaluese në provime, ata do të pajisen për herë të parë me Diplomë të Maturës Shtetërore.

Në shkurt, MASH do të publikojë edhe programet orientuese sipas profilit të shkollave të mesme, për të gjitha lëndët që mund të jepen provim në Maturën Shtetërore, muaji mars do të jetë koha e shpërndarjes së Formularit A1, që shërben për të përcaktuar lëndët që maturanti zgjedh për të dhënë provim. Formulari do të shpërndahet në të gjitha shkollat e vendit. Të dhënat e marra prej tij për secilin maturant do të kalojnë në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve në Tiranë.

Më pas nxënësit do të do të mësojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët duhet të plotësojnë Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve të detyrueshme.

                                                                                             2011-01-12 08:37
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›