Mungesat e avokatëve tek “Gërdeci”, KLD nis inspektimin
TIRANE-Inspektorë të KLD kanë mbërritur pak më parë në Gjykatën e Tiranës për të verifkuar arsyet e shtyrjes mbi 15 herë të procesit të bujshëm për tragjedinë e rëndë të 15 Marsit. Reagimi i KDL vjen menjëherë pas letrës që Gjykata e Tiranës i dërgoi Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku kërkohet marrja e masave ndaj avokatëve që me mungesën e tyre sistematike në proceset gjyqësore po bëhen shkak për dështimin e nje prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në vend. Inspektoret e KLD do të vëzhgojnë deri ku ka arritur procesi, arsyet e mungesës së avokateve etj.
Procesi gjyqësor ndaj dosjes “Gërdeci” është shtyrë mbi 15 herë duke zvarritur prej afro tre vjetësh gjykimin ndaj autorëve përgjegjës të tragjedise së rëndë.
Përfaqësues të prokurorisë pretendojnë se mungesa e avokatëve në seanca është e qëllimshme për të sjellë dështimin e procesit.
KLD deklaroi sot se ne foksu do te jete dhe ceshtja "Dabulla".
(d.b/News24/BalkanWeb)