E Diel, 1 Nëntor 2026

TCH: Meta i kërkon Priftit favorizim kompanie për energjinë

Sipas videos në fjalë, Meta i kërkon Priftit që të favorizojë një kompani për të marrë ryshfet prej 700 mijë euro. Ende nuk dihet nëse videoja është e vërtetë apo, por tv në fjalë pretendon për vërtetësinë e saj.

Ja dhe dialogu i zhvilluar mes dy zyrtarëve, ndër më të lartët e qeverisë:

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: Faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnjë unë kam një që duhet ta bësh inspektor.
Prifti: Po çfarë problemi ka?
Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.
Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.
Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.
Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.
Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.

Por aferat e numrit dy të qeverisë nuk mbarojnë me kaq. Ai hap cështjen e një hidrocentrali, ku thotë se nëse tenderi i jepet një personi të afërt me të, do të marrë një rryshfet prej 700 mije eurosh.

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në ç’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.
Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.
Prifti: Dëgjo çfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin fletën e Apelit.

Videoja e transmetuar  përmban fakte që implikojnë edhe gjyqësorin. Në një moment të bisedës Meta porosit Priftin t'i japë tenderin një kompanie, dhe kur ky i fundit i përmend që është ende në gjykim, Meta pohon se ka folur me kryetaren e Gjykatës së Lartë dhe ajo punë është mbyllur sepse "I kam emëruar vajzën në ambasadë".

                                                                                             2011-01-12 08:59
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›