E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Meta- Prifti, PS:Kuvendi t’i heqë imunitetin Ilir Metës

TIRANE- Deputeti i PS-së, njëherësh edhe sekretar i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi dje, mbledhjen urgjente të parlamentit për t’i hequr imunitetin, Ilir Metës. “Brenda 24 orëve duhet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, t’i heqë imunitetin Ilir Metës dhe t’i krijojë mundësinë prokurorisë dhe policisë të bëjnë ndalimin e këtij pazarxhiu, këtij turpi të politikës”, - tha dje, Balla, për “Gazeta Shqiptare”, menjëherë pas shfaqjes së videos së bisedës Meta-Prifti. “Nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në parlament ky individ i papërgjegjshëm që politikën e ka kthyer në një biznes të pisët, siç edhe u pa dhe u dëgjua pazaret e tij kanë edhe bekimin e doktor Saliut”, - tha Balla.

Ndërkaq deputeti Blendi Klosi e cilësoi atë “një ngjarje të rëndë”, por edhe “një ngjarje që ndodh rëndom në zyrat e këtij pushteti dhe që PS-ja e ka denoncuar fort”. Klosi tha se “është një trishtim i madh për qytetarët e këtij vendi kur shikojnë pamje të tilla që s’kanë nevojë për koment. “Ishte një ngjarje e frikshme dhe e turpshme”, - theksoi Klosi, gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, në NEWS 24. Klosi tha se do të jenë forumet e PS-së që do të mbajnë sot, një qëndrim në lidhje me aferën që u bë publike në Fiks Fare.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›