E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika: Shqipëria jo vend trafiku i qenieve njerëzore

deklaroi kryetarja e nderit të Senatit të Belgjikës, Anne Marie Lizin në një konferencë të organizuar në Tiranë.

Sipas saj, kjo është pjesë e imazhit të Shqipërisë dhe në këtë kontekst, ajo vlerësoi rolin e Parlamentit. Duke theksuar se në vitin 1994, Shqipëria ishte vendi i parë ku të gjitha këto rrjete ishin shumë shqetësuese e problematike, Kryetarja e Nderit në Senatin belg theksoi se vitet e fundit Shqipëria ka shënuar përparime mbresëlënëse në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Këtë vit kemi publikuar raportin e senatit belg mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Për herë të parë Shqipëria nuk është më një vend me të cilin kemi probleme. Por, gjithsesi nuk është një zgjidhje sepse tani është Bullgaria, çka do të thotë se problemi vazhdon dhe nga e gjithë kjo zonë ka gra që përfshihen në këtë situatë të vështirë. Ky raport është në gjuhën frënge, por është pjesë e asaj për të cilën po diskutonim me zonjën Topalli. Kjo është pjesë e imazhit të Shqipërisë dhe ju jeni pjesë e imazhit të Shqipërisë që po përpiqet të bëjë një punë të mirë” u shpreh Lizin.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, tha se Shqipëria ka shënuar progres në minimizimin e dhunës ndaj grave, duke theksuar se numri i këtyre grave të dhunuara është ulur ndjeshëm vitin e fundit.

                                                                                             2011-01-12 09:30
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›