Donatorët zemërojnë Greqinë

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 14:30
Greqia ka reaguar me zemërim ndaj thirrjeve të donatorëve ndërkombëtarë për përshpejtimin e reformave ekonomike.
Një zëdhënës i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme akuzoi zyrtarët e BE-së dhe FMN-së që po vizitojnë Athinën për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Të premten zyrtarët ndërkombëtarë bënë thirrje për privatizimin e një pjesë të pasurisë shtetërore me vlerë prej 70 miliardë dollarë, për të ndihmuar në uljen e borxhit të Greqisë.
Masat që po merr Greqia po mbikëqyren imtësisht nga donatorët e paketës së shpëtimit, e cila është vlerësuar në mbi 150 miliard dollarë.