E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqipëri-Serbi, pajtimi jo i paarritshëm

Vizita e fundit e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, në Serbi është vetëm një hap i parë i asaj që mund të parashihet si një etapë e re jo vetëm në marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe mes dy popujve. Me këtë interpretim, ministri Ilir Meta ka shpjeguar edhe më tej, në një intervistë për gazetën “Tribuna”, pasojat e kësaj vizite, që si kulminacion të vetin pati takimin e ministrit shqiptar në Luginën e Preshevës. Sipas Metës, mjafton edhe ky fakt për të vlerësuar mentalitetin e ri që ka nisur të sundojë në Ballkan, por edhe mundësitë e reja që ofron një vështrim konstruktiv mbi problemet ekzistuese. “Vizita në Preshevë është një tregues se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë bëjnë të mundur tashmë jo vetëm prezencën e autoriteteve shqiptare pranë këtij minoriteti etnik të shqiptarëve në Serbi, por njëkohësisht edhe mundësinë që të bashkëpunojmë...”, është shprehur ministri i Jashtëm.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›