E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca e Kuvendit, Gazmend Oketa: Kërkesa e PS, mosbesim i Ramës ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme parlamentare, deklaroi se kërkesat e Partisë Socialiste janë të pabaza. “Kërkesa e Partisë Socialiste vjen nga mosbesimi që zoti Rama ka ndaj vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë që monitoruan situatën”, u shpreh Oketa. Ai përshëndeti “faktin tepër pozitiv se tashmë vendi ka një pozitë reale, diskutimi po zhvillohet në këtë sallë që nga dita e djeshme edhe pse deputetët të opozitës kalojnë në terma të tjera”. Sipas tij, është një zhvillim pozitiv pavarësisht se në këtë pikë duhet të ishim 7 muaj më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›