E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e djeshme, pas refuzimit të PS-së për të ofruar kompromis

28-12-2010 / Gazeta 55

Seanca plenare nisi punimet dje pasdite në një mbledhje të pazakontë nëse i referohemi kalendarit të punimeve të Kuvendit, të cilat sipas rregullores duhet të ishin mbyllur që javën e kaluar, vetëm për diskutimin e kërkesës së Partisë Socialiste për ngritjen e Komisionit Hetimor, për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009-ë.
Mazhoranca dhe opozita nuk arritën javën e kaluar të gjejnë një marrëveshje mes tyre, por edhe seanca e djeshme u kompleksua nga shtrëngime qëndrimesh dhe mos lëshime nga ana e opozitës, pavarësisht se kërkesa e kësaj të fundit, duket qartazi se bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin si dhe njëherazi, s’përmbush rregullat e një komisioni të mirëfilltë hetimor.
Kryeministri Berisha pranoi kërkesat e socialistëve për shumicë në komisionin hetimor duke i dhënë tre vota kryetarit dhe hetimin e materialeve zgjedhore dhe kërkoi vetëm një marrëveshje të shtohej edhe pika që kërkonte hetim sipas kodit zgjedhor dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Por pasi anëtarë të komisionit të Ligjeve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste u ulën gjatë orëve të para të mëngjesit për të ri-negociuar për të dytën herë gjate seancës plenare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj bëri publik qëndrimin e selisë rozë ku kërkohej që të shtohej edhe pikë tjetër, sipas të cilës ngarkohej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të vendoste në dispozicion të hetimit kuvendor, materialet zgjedhore. Ndërsa nuk merrej në konsideratë propozimi i kryeministrit për hetim sipas Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›